Nuk i përshtatet shpejtësisë së rrugës, godet dyert metalike me veturë në Prizren - Bota Sot
Nuk i përshtatet shpejtësisë së rrugës, godet dyert metalike me veturë në Prizren

Prizreni

Nuk i përshtatet shpejtësisë së rrugës, godet dyert metalike me veturë në Prizren

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të dielën më datë 28 korrik në Prizren, i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos iu përshtatur shpejtësisë me kushte të rrugës, ka dalë jashtë rruge duke goditur dyert metalike.

Sipas raportit policor, përveç dëmeve të mëdha materiale, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Po ashtu, Policia e Kosovës të dielën më 28 korrik njofton se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar.

Sipas raportit policor nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast për kanosje. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...