Krimi në Prizren: 61-vjeçari e vrau gruan me 15 plumba e pastaj e thirri policinë

Prizreni

Krimi në Prizren: 61-vjeçari e vrau gruan me 15 plumba e pastaj e thirri policinë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:37
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç kreu krimin e rëndë-vrau gruan e tij 42-vjecare, ai e kishte telefonuar policinë. “E kam vrarë gruan”, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes sipas policisë në rrugëm “Hysni Morina” të Prizrenit ai kishte gjuajtur 15 plumba. E ndjera ka vdekur në vendin ku ka ndodhur krimi. Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin arhdur në  Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë çifti nuk njihej si problematik.

Gjatë muajit korrik  B.V., 61 vjeç e gruaja e tij tani e ndjerë, A.V., 20 vjet më e re se dorasi, kishin ardhur për

pushime në Kosovë. Por problemet e çiftit bënë që 61-vjecari ta mbysë gruan e tij. E menjhërë pas aktit të rëndë, ai e kishte lajmëruar policinë e Kosovës duke u thënë “E kam vrarë gruan”.

Policia në vendin e ngjarës ka shkuar pak pas orës 23:00 të mbrëmjes. Aty është gjetur viktima A.V e cila është gruaja e të dyshuarit për vrasjen. Nga vendi i ngjarës janë konsiskuar 15 gëshoja të pëlumbave  me të cilat dyshohet të jetë kryer ngjarja e rëndë.

Detaje rreth kësaj ngjajeje të rëndë ka dhënë edhe prokurorja që po merret me rastin.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.

“Vet i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë Gashi.

Ajo tutje ka shtuar se është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku janë gjetur më shumë se një gëzhojë.

“Trupi i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është në ndalim për 48 orë dhe do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj tij”, ka thënë prokuroria.

Tutje, prokurorja ka bërë të ditur se ka verifikuar nëse nga viti 2005 e deri më tani  ka ndonjë rast të paraqitur për dhunë në familje nga viktima, por e njëjta ka thënë se nuk ka gjetur një rast të tillë.

***

Policia ka raportuar për një vrasje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku ka humbur jetën një grua pasi drejt saj ka shtënë, sipas dyshimeve të para, vet bashkëshorti i saj.

Mbrëmë pas orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.

Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshorti.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren.

***

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin e Prizrenit. 61-vjecari B.V ka vrarë gruan e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’, të Prizrenit. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe gjendet në ndalim prej 48 orëve.

E disa orë pas kësaj ngjarje tragjike, policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti. Sipas policisë, me date 06 gusht 2019 pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.

“Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, kanë deklaruar zyrtarë nga policia e Kosovës.

Ekipet policore të hetimeve për  krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë. Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren.

***

Një grua është vrarë mbrëmë nga bashkëshorti i saj në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e këtij rajoni.

Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina”.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”.

“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”.

“Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”.

“Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat