Vrasja në Prizren, Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim ndaj të dyshuarit - Bota Sot
Vrasja në Prizren, Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim ndaj të dyshuarit

Prizreni

Vrasja në Prizren, Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim ndaj të dyshuarit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes gjeti 15 gëzhoja të cilat u shkrepën nga arma me të cilën dyshohet të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë se ende nuk dihen motivet që kanë quar deri në vrasje.

Prokuroria ka konfirmuar se viktima dhe i dyshuari kanë qenë bashkëshortë.

“Sa i përket rastit të “Vrasjes së rëndë” të ndodhur mbrëmë me datë 06.08.2019 rreth orës 23:00 në Prizren, mund të konfirmojmë se i dyshuari dhe viktima kanë qenë bashkëshortë, ndërsa motivi i vrasjes akoma nuk dihet. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet”, është thënë në përgjigjen e Prokurorisë së Prizrenit.

Po ashtu Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit B.V i lindur në vitin 1958 do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa, gjatë ditës pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...