Aksidentohet nga një veturë, ngordh ariu i Prizrenit - Bota Sot
Aksidentohet nga një veturë, ngordh ariu i Prizrenit

Prizreni

Aksidentohet nga një veturë, ngordh ariu i Prizrenit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:46
Ariu i Prizrenit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:40), në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një ariu. Një  person ka pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Omsanollaj.

Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova” , ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova skatësisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...