Arrestohen 8 persona të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Prizreni

Arrestohen 8 persona të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 13:04
Ilustrim

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren  për urdhër-kontroll në trembëdhjetë (13) lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe gjatë operacionit janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar:

Personat e dyshuar me iniciale  janë:

·         B. M., M/Sh/K i lindur  më 1977

·         F. K., ,M/Sh/K i lindur më 1998

·         B. M., M/Sh/K i lindur më 1976

·         F. H., M/Sh/K i lindur më 1976

·         L. A., M/Sh/K i lindur më 1976

·         A. K.,M/Sh/K i lindur më 1996

·         A. B., M/Sh/K i lindur më 1983

·         F. S., M /Sh/K i lindur më  1971

Gjatë kontrollit në tetë (8) lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante:

-Pesë (5) shtëpiza të kompjuterit;

-Njëmbëdhjetë (11) telefona mobilë;

-Katërqind e tetëdhjetë e pesë (485) euro, dhe

-Tiketa të lojërave të fatit

Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit  shtatë (7) nga personat e arrestuar  janë ndaluar për 48 orë.

Në zbatim të urdhëresës kanë qenë të angazhuar zyrtarë policorë të njesive kompetente, të asistuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit si dhe Njësia për Krime Kibernetike e Policisë së Kosovës.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion  në Prizren do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat