Në Prizren mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare nga shkencat e natyrës

Prizreni

Në Prizren mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare nga shkencat e natyrës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:41
Në Prizren mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare nga shkencat e natyrës

Sot në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka nisur punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia, që do të mbahet deri më 30 gusht.

Në konferencë po marrin pjesë 150 akademikë dhe rektorë nga Turqia, Polonia, Italia, Kroacia dhe Shqipëria.

Rektori i  Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, tha se këtë vit, kjo është konferenca e dytë shkencore që zhvillon punimet në Universitetin e Prizrenit, ndërsa shumë të tilla janë organizuar për çdo vjet që nga themelimi.

“Këto ngjarje janë dëshmi që në këtë universitet është punuar dhe po punohet me përkushtim në arritjen e synimeve që i kemi vënë përpara, si universitet konkurrent serioz me universitetet brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq sfidat me të cilat po ballafaqohemi tani besojmë që do t’i tejkalojmë me punë së bashku”, tha Temaj.

Ai falënderoi të gjithë ata që kontribuon në realizimin e kësaj konference, me të cilët shprehi besimin se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Pas përfundimit të programit rektorët me përfaqësuesit e ERASMUS-it kanë mbajtur mbledhjen, ku është diskutuar bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, realizimi i projekteve të përkrahur nga KB, BE dhe TIKA.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e shkencëtarëve që janë të përfshirë në hartimin e produkteve inxhinierike me aftësi të qëndrueshme të projektimit dhe krijimin e një ndikimi të qëndrueshëm në gjeneratat e ardhshme.

Krijimi i njohurive dhe të kuptuarit përmes shkencës na bën të pajisur për të gjetur zgjidhje për sfidat e sotme ekonomike, sociale dhe mjedisore, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë shoqëri të gjelbra.

Konferenca organizohet nga UPZ me partnerët UBT, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Isparta dhe Universiteti Ndërkombëtar i Vizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat