Shi e stuhi e fuqishme në Prizren

Prizreni

Shi e stuhi e fuqishme në Prizren

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 18:49
Foto

Moti i lig ka përfshirë para pak minutash qytetin e Prizrenit.

Përveç këtij qyteti, edhe komuna e Ferizajt është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut të shoqëruara me bubullima.

Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.

Gjatë ditës së djeshme në komunën e Istogut, raportohet të ketë pasur edhe erë të fuqishme, e cila ka shkaktuar disa dëme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat