Haskuka shpreh ngushëllime për vdekjen e paragllajdistit në Prizren

Prizreni

Haskuka shpreh ngushëllime për vdekjen e paragllajdistit në Prizren

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:07
Mytaher Haskuka dhe Artan Venhari

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka shprehur ngushëllime familjes së paragllajdistit, Artan Venhari, i cili vdiq sot duke u hedhur nga parashuta.

Ndërkaq, personit që ishte me të dhe që mbeti i lënduar i uroi shërim të shpejtë.

“Sapo mora lajmin për aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Prizren me paragllajd, ku ka ndërruar jetë paragllajdisti Artan Venhari, ndërkaq një tjetër person ka pësuar lëndime. Me pikëllim të thellë familjes Venhari i shprehi ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Haskuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat