10 të lënduar për një ditë nga aksidentet në rajonin e Prizrenit - Bota Sot
10 të lënduar për një ditë nga aksidentet në rajonin e Prizrenit

Prizreni

10 të lënduar për një ditë nga aksidentet në rajonin e Prizrenit

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

10 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e tri aksidenteve që kanë ndodhur dje në Prizren e Suharekë.

Policia raporton se në fshatin Zhur, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor ku dy prej tyre pas tretmanit janë liruar.

Një person është lënduar në një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptar në fshatin Shirokë të Suharekës, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjetit i cili ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë dhe është liruar.

Ndërkaq në fshatin Petrovë të Prizrenit ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore dhe me ngasës meshkuj K/Shqiptar, si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët tri femra dhe një mashkull K/Shqiptar. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente te Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...