Zbulohet minifabrika në Prizren që prodhonte mbathje sportive të falsifikuara - Bota Sot
Zbulohet minifabrika në Prizren që prodhonte mbathje sportive të falsifikuara

Prizreni

Zbulohet minifabrika në Prizren që prodhonte mbathje sportive të falsifikuara

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 13:55
Foto ilustruese

Dogana e Kosovës më 20 shtator ka kryer kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit, të dyshuar për prodhimin e mbathjeve sportive me marka tregtare të falsifikuara.

Gjatë kontrollit është zbuluar një minifabrikë aktive në prodhimin ilegal të mbathjeve sportive të brendeve të njohura botërore, raporton Telegrafi.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale me ç’rast është ndaluar malli dhe pajisjet që janë përdorur për prodhim të mbathjeve me marka tregtare të falsifikuara si dhe është intervistuar personi i përgjegjës, në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë këtij kontrolli Dogana ka konfiskuar 2 makina për qepje, 532 palë patika Nike, 51 palë patika Fila, 43 palë patika Adidas, 404 palë suprinë Nike, 16 palë Tabana dhe 104 palë shtroja të patikave.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...