Ky është numri i votuesve të rinj në Prizren - Bota Sot
Ky është numri i votuesve të rinj në Prizren

Prizreni

Ky është numri i votuesve të rinj në Prizren

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Për afër 4.700 persona është shtuar numri i prizrenasve, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet qendrore, që mbahen nesër, me 6 tetot

Në Komisionin komunal zgjedhor (KKZ) po punohet rreth organizimit sa më të mirë teknik të këtyre zgjedhjeve, për t’i shmangur parregullsitë eventuale

Nysret Bytyqi, zyrtar i lartë në KKZ, konfirmoi për “Gazeta e Prizrenit” se sipas listës më të re të votuesve, del se në zgjedhjet e të dielës të drejtë vote në komunën e Prizrenit kanë 173.556 votues, për dallim nga 2017 kur ishin të regjistruar 168.884 persona.

Referuar këtyre shifrave del se kësaj radhe janë 4.672 votues të rinj, të cilët pasi kanë mbushur moshën prej 18 vitesh, kanë të drejtë ta shprehim vullnetin e tyre politik.

Ditën e zgjedhjeve në komunën e Prizrenit do ta hapen 222 vendvotime apo tri më shumë se në zgjedhjet e fundit.

Nga një vendvotim është shtuar në qendrat, që ndodhen në shkollat “Remzi Ademaj” e “Abyl Frashëri”, në qytet si dhe në atë në fshatin Velezhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...