PDK: Lëvizja Vetëvendosje po blen vota në Prizren - Bota Sot
PDK: Lëvizja Vetëvendosje po blen vota në Prizren

Prizreni

PDK: Lëvizja Vetëvendosje po blen vota në Prizren

Nga: Bota sot Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

PDK përmes një komunikate për media ka akuzuar Levizja Vetëvendosje për blerje të votive.

 “Në bazë të informacioneve të PDK-së nga terreni, të raportuara nga komisionerët dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, informohet opinioni i gjërë publik se Lëvizja Vetëvendosje nga ethet dhe frika e kapluar për humbjen që do ta pësojnë sot nga sovrani, ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren. Rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri”, është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së, duke blerë vota. Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së.

Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në polici.

PDK, Dega në Prizren shpreh shqetësimin për rastet në fjalë, andaj ju bën thirrje qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që të mos bien preh e manipulatorëve të vullnetit të popullit, por ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe qytetare, për të votuar lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.

PDK, në Prizren gjithashtu u bën thirrje institucioneve kompetente policisë dhe prokurorisë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura ligjore për eliminimin e parregullsive eventuale në procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...