Votoi Shaqir Totaj - Bota Sot
Votoi Shaqir Totaj

Prizreni

Votoi Shaqir Totaj

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:10
Votoi Shaqir Totaj

Në Qendrën e Votimit 2001a, në SHFMU “Remzi Ademaj”, në ora 10:30, ka votuar Kryetari i Degës së PDK-së z. Shaqir Totaj, njëherësh edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Zotëri Totaj, në vendvotim ishte i shoqëruar nga familjarët e tij.

Me këtë rast, ai ka bërë thirrje për qytetarët e Komunës së Prizrenit, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, për të votuar partinë dhe subjektin, që ata duan ta kenë në krye të vendit për katër vite të ardhshme. Gjithashtu ai ka bërë thirrje, që gjatë procesit zgjedhor qytetarët të ruhen nga provokimet e subjekteve, të cilat provokojnë situata jo të mira, për t’i dhënë orientim dhe dimension tjetër këtyre zgjedhjeve nacionale.

Kryetari i PDK-së, Dega në Prizren, ka kërkuar nga qytetarët, që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen dhe mundësinë e realizimit të qëllimeve dhe kërkesave të tyre, për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...