Dyshohet se sulmoi prokurorin në Prizren, i caktohen 30 ditë paraburgim - Bota Sot
Dyshohet se sulmoi prokurorin në Prizren, i caktohen 30 ditë paraburgim

Prizreni

Dyshohet se sulmoi prokurorin në Prizren, i caktohen 30 ditë paraburgim

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 11:05
Prizren

Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore në Prizren ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj B.Rr.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje”.

“Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me datë 30.10.2019, rrethë orës 13:00, në rr.”Remzi Ademaj” në Prizren, i pandehuri me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare të dëmtuarin me iniciale A.S. për shkak se ndaj të pandehurit më parë ishte zhvilluar një procedurë penale, ku i dëmtuari në këtë rast kishte përfaqësuar këtë lëndë në gjykatë, i pandehuri që nga ajo kohë vazhdimisht e kishte përcjellur të dëmtuarin duke menduar se lënda ishte e prokurorit në fjalë, deri në momentin që ditën kritike në datën e lartcekur përderisa i dëmtuari ishte duke u kthyer nga pauza për në punë i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm dhe me grusht e godet në anën e majtë të kokës me ç’ rast si pasojë e goditjes i dëmtuari me iniciale A.S pëson lëndime trupore të konstatuar sipas raportit mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit “, njofton Gjykata Themelore në Prizren.

I njëjti 31 tetor kërcënon poashtu edhe policët me inicialet S.K, F.SH dhe A.B që ishin duke arrestuar të dyshuarin.

” I pandehuri seriozisht i kanos personat zyrtar në lidhje me punën dhe detyrën e tyre si persona zyrtar, të dëmtuarve me iniciale S.K , F.SH , dhe A.B. , ashtu që përderisa të dëmtuarit ishin duke e kryer detyrën e tyre zyrtare për ta arrestuar dhe vënë nën kontroll të pandehurin, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët kërcënuese të dëmtuarit me iniciale S.K. më pas i drejtohet edhe të dëmtuarve me iniciale F.SH. dhe A.B. me të cilat veprime tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tyre “- shkruan Gjykata Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit zgjat nga data 31 tetor deri më 30 nëntor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat