Në dy fshatra të Prizrenit, në Reçanë dhe Mushnikovë, do të ndërtohen Zyret e Gjendjes Civile

Prizreni

Në dy fshatra të Prizrenit, në Reçanë dhe Mushnikovë, do të ndërtohen Zyret e Gjendjes Civile

Nga: A.SH Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 17:30
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se në fshatrat Reçanë dhe Mushnikovë do të ndërtohen Zyret e Gjendjes Civile, shkaku i objekteve të vjetëruara.

Postimi në Facebook:

Në shumicën e Zyreve të Gjendjes Civile nëpër fshatra kemi bërë renovime për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për punë, ndërsa në Reçanë dhe Mushnikovë shkaku i objekteve të vjetëruara, kemi filluar ndërtimin e tyre nga fillimi.

Punimet po vazhdojnë sipas planit dinamik dhe qysh në muajt e para të vitit 2020 objektet pritet të jenë të gatshme për të ofruar shërbime për banorët e anës së Zhupës.

Me krijimin e hapësirave moderne për punë, synojmë të risim njëkohësisht edhe cilësinë në ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat