Komuna e Prizrenit ndalon ndezjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike - Bota Sot
Komuna e Prizrenit ndalon ndezjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike

Prizreni

Komuna e Prizrenit ndalon ndezjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 14:20
Mjete pirroteknike

Pas Prishtinës, Rahovecit, Lipjanit e Drenasit, edhe Komuna e Prizrenit ka lëshuar urdhëresë për ndalimin  dhe përdorimin e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

Përmes një njoftimi për media, Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se urdhëresa vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe dhe oborre shkollash.

“Urdhëresa mbetet në fuqi deri më 15 janar 2020 dhe përjashtim bënë vetëm nga data 31 dhjetor 2019 në ora 23:00 deri më 01 janar 2020 në ora 01:30”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna ka paralajmëruar edhe për masat që do të ndërmerren nëse nuk respektohet urdhëresa.

“Në rast të mos respektimit të kësaj Urdhërese, inspektorët komunalë do të jenë të detyruar të marrin masa ndëshkuese ndaj shkelësve sipas legjislacionit në fuqi”, njofton Komuna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat