Peja dhe Prizreni mbesin pa rrymë si rezultat i erërave të forta - Bota Sot
Peja dhe Prizreni mbesin pa rrymë si rezultat i erërave të forta

Prizreni

Peja dhe Prizreni mbesin pa rrymë si rezultat i erërave të forta

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme rajoni i Dukagjinit është përballur me mungesa të theksuara të energjisë elektrike. Me këtë problem janë ballafaquar kryesisht komunat e Pejës dhe Prizrenit.

Zëdhënsi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se prishjet kanë ardhur si rezultat i erërave të forta.

“Erërat e forta kanë shkaktuar shumë prishje sidomos në rajonin e Dukagjinit”, ka thënë Buzhala.

Tutje, ai tregoi se ekipet punuese kanë dalë në terren dhe po punohet me intensitet të shtuar që të sanohen të gjitha prishjet.

“Ekipet kanë dalë në terren gjatë gjithë kohës dhe janë duke i rregulluar prishjet. Deri tash janë rregulluar pjesa më e madhe e prishjeve, sidomos në Pejë dhe Prizren. Ekipet po punojnë me intensitet të shtuar”, ka thënë Buzhala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat