Panairi i turizmit nesër në Prizren - Bota Sot
Panairi i turizmit nesër në Prizren

Prizreni

Panairi i turizmit nesër në Prizren

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomi në komunën e Prizrenit, ka njoftuar se nesër do të organizojë Panairin e Turizmit, i cili do të mbahet në hapësirat e Kejit përballë xhamisë së Sinan Pashës.

Sipas komunës, në këtë panair do të bëhet prezantimi i produkteve nga tour operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar. Ndërsa hapja do të bëhet në ora 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Në kuadër të këtij panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca "Gastronomia dhe Turizimi" që do të mbahet në njërin nga hotelet në Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat