Haskuka: Me "Jetimat e Ballkanit" do të kemi edhe shumë bashkëpunime për përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë

Prizreni

Haskuka: Me "Jetimat e Ballkanit" do të kemi edhe shumë bashkëpunime për përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 17:58
Mytaher Haskuka dhe Halil Kastrati

Në manifestimin e madh të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në Prizren për ndarjen e 128 çelësave për familjet nevojtare, kryetari Mytaher Haskuka, ka thënë se ky është viti i dytë i bashkëpunimit tone dhe se do të të kemi edhe shumë bashkëpunime në të ardhmen për përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë.

Postimi Facebook:

128 shtëpi, për t'i gëzuar 128 familje që jetojnë në kushte të rënda.

Prej këtyre 128 shtëpive që u ndërtuan në të gjitha trojet shqiptare, 30 prej tyre u ndërtuan për familjet nga Prizreni, nëpërmjet bashkëpunimit mes shoqatës humanitare "Jetimat e Ballkanit" dhe Komunës së Prizrenit.

Ky është viti i dytë i bashkëpunimit tonë, pasi që vitin e kaluar i kemi bërë me shtëpi edhe 20 familje të tjera.

Me "Jetimat e Ballkanit" do të kemi edhe shumë bashkëpunime në të ardhmen për përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë.

Image

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat