Lustenberg: Kosova, vendi ku hapet pika e parë për mbushjen e veturave elektrike - Bota Sot
Lustenberg: Kosova, vendi ku hapet pika e parë për mbushjen e veturave elektrike

Prizreni

Lustenberg: Kosova, vendi ku hapet pika e parë për mbushjen e veturave elektrike

Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:12
Foto

Kompania ‘Shell Global’ sot në Prizren prezantoi pikën e parë të mbushjes elektrike ‘Shell Recharge’, në të cilën do të kenë mundësi të karikohen veturat elektrike.

Me këtë rast Kosova i bashkëngjitet trendit botëror për teknologjinë më të avancuar për mbrojtjen e ambientit nëpërmjet furnizimit me energji të veturave elektrike.

Drejtori i “Shell” Global, Martin Lustenberg, tha se Kosova është vendi i parë në mes të pesëmbëdhjetë vendeve të botës,  i cili u zgjodh për t’u hapur pika e parë për mbushjen e veturave elektrike.

Ai shprehet falënderues ndaj “Shell” Kosovës për bashkëpunimin e treguar deri më tash me shpresën se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lustenberg: Pika  e parë e mbushjes për vetura elektrike hapet në Kosovë

“Është një nder  të jem këtu për të hapur këtë pikë mbushëse për vetura elektrike, e para për “Shell” në Kosovë , dhe siç u përmend më herët  është pika  e parë e mbushjes për vetura elektrike që e kemi në një portofol global të tregut të licencave të përbërë nga 15 vende në të gjithë botën, kështu që ju lumtë për AL Petrol. Gjithashtu është një moment që t’i themi Al Petrol-it  faleminderit për punën e mrekullueshme me markën e SHELL-it... Ne kemi  një takim të madh vjetor me një ekip global, dhe ne vërtet donim të vinim në Kosovë për të njohur vendin mirëpo edhe të mësojmë  si një partner këtu, të themelojë biznesin e SHELL-it këtu,  të punojë mirë për t’i kënaqur  klientët, dhe i cili po shkon mirë në Kosovë”, u shpreh Lustenberg

Lustenberg shprehet i lumtur për faktin se konsumatorët në Kosovë janë shumë të kënaqur me produktet e Shell-it.

Përfaqësuesi i kompanisë  Shell Kosova, Argjend Gashi, thotë se kanë plotësuar të gjitha standardet, e pikërisht për këtë arsye e kanë zgjedhur si vendin e parë që ta implementojnë inovacionin e ri “Shell Recharge” - mbushësit elektrik, i cili është më i avancuari në botë.

Ai shprehet krenar që Kosova është zgjedhur si vendi i parë për t’u hapur pika në të cilën do të kenë mundësi të karikohen veturat elektrike.

Gashi: Kosova ka plotësuar të gjitha standardet e “Shell Global”

“Mendoj se Kosova është shembulli më i mirë i cili i ka plotësuar të gjitha standardet më të larta të “Shell Global” në botë dhe po ashtu mendoj se Kosovën e kanë zgjedhur si vendin e parë me tregjet licencueses në botë që ta implementojë inovacionin e ri të Shell “Recharge” apo mbushësit elektrik, i cili është më i avancuari në botë dhe për 20 minuta e mbush makinën... “Shell Global” zakonisht ka çdo vit takime interne në shtete të ndryshme të botës, faktikisht ata dalin vetëm në Zvicër, janë disa shtete të cilat i kanë të caktuara ku mbahen takimet vjetore. Këtë vit kanë zgjedhur Kosovën si shembulli më i mirë, i cili i ka plotësuar standardet më të larta të “Shell Global” nga i cili ne jemi të nderuar dhe krenar që “Shell Global” me drejtor dhe menaxher të tyre ka ardhur dhe na ka përkrahur në çdo aspekt” u shpreh Gashi.

Ndryshe, ‘Shell’ është një nga shoqëritë më të mëdha në botë të energjisë, e cila ka punësuar mesatarisht 94.000 persona dhe ushtron veprimtarinë e saj në më shumë se 70 shtete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat