Ky është 19 vjeçari që u vra sot me thikë në Prizren

Prizreni

Ky është 19 vjeçari që u vra sot me thikë në Prizren

Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:32
19 vjeçari

Një 19 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994.

Viktima është E.K ndërsa mediat lokale tashmë kanë publikuar edhe fotografinë e tij.

Ndryshe, Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat