Gjykata merr vendim për Iron Badallin, të dyshuarin për shpërthimin në Zhur të Prizrenit

Prizreni

Gjykata merr vendim për Iron Badallin, të dyshuarin për shpërthimin në Zhur të Prizrenit

Më: 30 janar 2020 Në ora: 11:44
Iron Badallin

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Iron Badallit.

Badalli po dyshohet për tri vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja vdekjen e një personi, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si pasojë tre persona të lënduar dhe armëmbajtje pa leje.

Iron Badalli dyshohet për vënien e një mjeti shpërthyes, si pasojë e të cilit vdiq polici Sami Thaqi dhe u plagosën dy policë tjerë, gjatë një aksioni në mbrëmjen e 28 janarit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat