Haskuka: Borrellit i pëlqeu shumë Prizreni

Prizreni

Haskuka: Borrellit i pëlqeu shumë Prizreni

Më: 30 janar 2020 Në ora: 19:09
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas takimit që pati sot me kryediplomatin evropian, Josep Boriell, tha se atij i pëlqeu shumë qyteti i lashtë i Prizrenit.

I pari i Prizrenit tha se ka njoftuar Borrell lidhur me historikun e qytetit dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.

Haskuka: Borrellit i treguam një pasqyrë të bukur të Kosovës

“I treguam një pasqyrë të bukur të Kosovës ku njerëzit jetojnë në harmoni në bashkëjetesë boshnjakë, turq, romë të gjithë bashkë. Prandaj delegacioni kërkoi që në takim të jenë edhe deputetët e Kosovës që janë nga komunitetet jo shumicë”, tha ai.

Krahas kësaj, Haskuka tha se diplomatit evropian i ka treguar edhe për “çezmën” e Shatërvanit dhe rëndësinë e saj.

Haskuka: Borrellit i pëlqeu shumë qyteti i Prizrenit

“Zotëri Borrellit i pëlqeu shumë qyteti i Prizrenit. Për atë kur e kuptoi se kush pi ujë në Shardërvan, kthehet prapë në Prizren të rri së paku një natë këtu”, u shpreh Haskuka.

Pasi e përcolli mysafirin evropian, Haskuka tha se në takim kanë diskutuar lidhur me projektet e përbashkëta që kanë me BE-në.

Haskuka: Me Borrell diskutuam për projektet e përbashkëta me BE

“Folëm edhe për projektet që i kemi të përbashkëta me BE-në, prej Parkut të Inovacionit dhe trajnimeve e deri te Qendra historike”, tha ai.

Për dallim prej kryetarit Haskuka, diplomati evropian nuk u prononcua para mediave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat