Kuvendi i Prizrenit mblidhet për nder të Epopesë

Prizreni

Kuvendi i Prizrenit mblidhet për nder të Epopesë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 13:48
Kuvendi i Prizrenit

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot mbajti seancë solemne me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Krahas kryetarit të Komunës së Prizrenit, kryesuesit, nënkryetarëve, kuvendarëve dhe drejtorëve komunalë, në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, Policisë së Kosovës, Forcave të Sigurisë, Universitetit të Prizrenit, spitalit rajonal, si dhe përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Seanca filloi me një minutë heshtje për nder të dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri, ndërsa më pas fjalën morën shefat e grupeve kuvendare, të cilët në emër të grupeve të tyre kuvendare kujtuan sakrificën e dëshmorëve e të martirëve, dhe në veçanti të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Krejt në fund fjalën e mori kryetari i Komunës së Prizren, Mytaher Haskuka, i cili ndër tjerash tha se bazamenti i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës është po aq e drejtë sa lufta e Adem Jasharit, po aq e sinqertë sa sakrifica e tij dhe po aq e fortë sa gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve të kombit.

Aktivitetet komunale me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së do të vazhdojnë me vizitën në Gorozhup dhe mbjelljen e 59 fidaneve në lokacione të ndryshme të Komunës.

Ndërkaq në shkollat e komunës së Prizrenit, ora e parë mësimore iu dedikua Epopesë së UÇK-së, si datë me rëndësi të veçantë për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat