Kurti bën thirrje për respektim të masave: Me disiplinë dalim më shpejtë nga kjo situatë

Prizreni

Kurti bën thirrje për respektim të masave: Me disiplinë dalim më shpejtë nga kjo situatë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:35
Pamje nga vizita

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Loka, Emilia Rexhepi, kanë qëndruar në Prizren ku janë takuar me kreun e kësaj komune, Mytaher Haskuka, për t’u informuar rreth gjendjes me sëmundjen e COVID-19.

Në daljen para mediave, Kurti apeloi sërish qytetarët që të respektojnë të gjitha masat, pasi parandalimi është arma e vetme dhe se nuk mund të llogarisim në sektorin tonë të shëndetësisë.

Ai tha se nuk duhet t’i japin këmbë virusit pasi ëkshtu rrezikojmë përhapjen e mëtejshme. Kurti tha se duhet të tregohemi të disiplinuar në mënyrë që nga kjo krizë shëndetësore të dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë.

Kurti përgëzoi edhe Haskuken për punën e bërë me Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit.

Kurti: Qytetarët të shtojnë disiplinën

“Qëlli mi i kësaj vizite është që të njoftohemi për përgatitjet dhe masat që po i ndërmerr Komuna e Prizrenit. Në Prizren i kemi vetëm 3 të infektuar, njëri fatkeqësisht ka ndërruar jetë, tjetri është shëruar që do të thotë se kemi vetëm një me infeksion të koronavirusit. Edhe Spitali i Prizrenit, Qendrat e Mjekësisë Familjare, policia, drejtoritë e komunës, të gjithë bashkë po organizohen mirë në mënyrë që shpërndarja e COVID-19 të jetë sa më e vonuar në kohë dhe sa më e butë në intensitet. Përgëzoj kryetarin Haskuka për punën dhe angazhimin që ka bërë në krye të Shtabit Emergjent këtu në Prizren dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shtojnë disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar në mënyrë që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë. Virusi nuk ka këmbë të vetat por i ka këmbët tona. Nëse ne lëvizim shumë atëherë i rriten shanset virus it”, u shpreh Kurti.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se kryeministrin Kurti e ka njoftuar për zbatimin e masave karshi COVOD-19, si dhe për punën që po bëhet në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Haskuka premtoi vazhdimin e implementimit të të gjitha masave të dhëna nga qeveria me qëllim të luftimit të koronavisurit.

Si udhëheqës i prizrenasve ai kërkoi nga ta mirëkuptim dhe respektim të masave më qëllim të parandalimit të pandemisë.

Haskuka: Nuk duhet të relaksohemi, do vazhdojmë me masat

“Ne jemi të kënaqur me respektimin e masave në përgjithësi nga qytetarët e komunës së Prizreni. I falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe kërkoj mirëkuptim nga ta për respektimin e masave ngase kjo është për të mirën tonë të përgjithshme. Kosova e ka shkallën më të ulët në regjion por siç e kemi parë kur një vend relaksohet pak menjëherë ka rritje eksponenciale të rasteve prandaj duhet të vazhdojmë me këto masa”, u shpreh Haskuka.

Kurse, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, tha se virusi nuk zgjedh fe, parti e kombësi, duke ftuar qytetarët pa dallim që të respektojnë të gjitha masat e qeverisë.

Rexhepi: Të respektojmë të gjitha masat

“Ne jemi sot këtu në Prizren në kuadër të vizitave që kemi me kryetarët e të gjitha komunave të shtetit tonë, pavarësisht nga partitë dhe komunitetet që të tregojmë solidaritet me të gjithë qytetarët tanë. Virusi nuk zgjedh fe, parti, dhe as komb, duam solidaritet dhe t’iu përmbahemi të gjitha masave të Ministrisë së Shëndetësisë, të mbrojmë jetët tona, të mbrojmë të tjerët. Ju lutem, ne sot do të marrim masa më rigoroze të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve tanë dhe ju lutem që t’i respektoni ato. Mbroni shëndetin tuaj dhe të luftojmë në mënyrë të duhur kundër koronavirusit”, tha Rexhepi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat