Edhe Prizreni në karantinë

Prizreni

Edhe Prizreni në karantinë

Nga: Murat Gashi Më: 14 prill 2020 Në ora: 00:53

Që në orët e para të ditës vërejta, se mëngjesi ishte i zbehtë edhe pse ishte ditë e bukur prillit. Dhe sa bukur ishte e veshur, ky prill me një kostum të gjelbër, por ne po përjetojmë një jetë të mbyllur dhe varfanjake e të mundimshme, një jetë krejt ndryshe nga ai prill i vitit të kaluar. Si dhuratë na solli WUHANI i kinës, coronavirusin e na detyroi të na heq nga ëndrrat e bukura për prillin e kërkuar.

Në oborr, një ndjenjë e errët e prishur zemërimi më kaploi dhe pa dashur ndjeva një urrejtje për Kinën, për Covid - 19, coronavirusin e panjohur në historinë tonë njerëzore, erdhi dhe na dhuroi sëmundje vdekjeprurëse.

Mbase edhe vetë Wuhani kishte qen në hall. Tani kjo sëmundje u shpërnda në : Europë e përtej saj dhe në kontinente : Amerikë, Australi e Azi, që shumë mjek po përballen me këtë sëmundje Coronavirusi.Dhe, vështirë po i dalin në ball për ta ndaluar. A do t'i dalin në ballë edhe kësaj here....? I thash vetes.

Gjatë tërë ditës më kishte peshuar rëndë, atëherë kur dëgjoja vangëllimmthi edhe disa të tjerë ishin infektuar nga virusi në Kosovë. Raste të reja në : Ferizaj, Prishtinë, Malishevë, tash më të futura në karantinë total. Besa edhe Prizrenin, tash e kish kap virusi. Në fshatin Korishë të Prizrenit, ditë më parë nga virusi Covid - 19, një plake 65 vjeç, vdiq, dhe nga ajo ditë fshati ndodhet në Karantinë.
Qeveria kish marrë vendim pas këti rast dhe korisha duhet të futet në karantinë, me qëllim parandalimit të Covid - 19, te të tjerët, e në veqanti te familja e të " infektuarit " tash e ndjer. Por banorët nuk pajtohen me vendimin e qeverisë, sepse e ndjera kishte qenë e semurë kohë më parë.

Frika nuk duhet të futet tek banorët që e kanë menduar IKSHP, dhe Qeveria thonë banorët. Por, me të parë se kërkesa e tyre nuk po përfillet, banorëve ju erdh, hija e " zezë " (e frikës ) që fshihej në sytë e banorëve. Kështu dhe po vazhdojnë në Karantinë. Kështu po vazhdoj dhe unë në " trishtimin e ditës " në shtëpi. Por ditën e sodit, 12 prillin po e shikoj jo me një dashuri, me këqësi, por me një sy tjetër dhe i tregoj vetes shumë histori për të kaluarën. I them rri në shpi, të mos dal askund e mos të kontaktoj me askënd që mund t'i jap shkas njerëzve, të flasin, por të mbrohem nga coronavirusi Covid - 19. Qetësinë e mërzisë, aty nga pasditja e prishi një mik nga Korisha. Kujtim Ukimeri. Ai telefonoi. Kish një zë të shterur, mezi fliste.Ishte i mërzitur. Tërë ditën i mbyllur në shtëpi. S’po guxoj të dal as në kopsht për të punuar, për të mbjellur perime. Pranverën nuk po mundem ta shfrytëzoj. Jemi në karantine qe disa ditë. Dhe, asnjë fjalë tjetër nuk tha për plakën 65 vjeçare e cila vdiq nga " coronavirusi " shkak i së cilës ishte që Korisha të futet në karantinë. E mbylli telefonin dhe unë u futa në sqetullën e ditës së prillit që po ec në vetën e tij. Pak më vonë, për fat të keq sa mu duk pak shpirti i qetë, pas bisedës me mikun tim Kujtimin, kërciti një tronditje tjetër që u shkaktuan raste të reja me Covid - 19.

Më lëndoi dhe më deformoi shpresën se do ta kalojmë këtë ditë pa raste të reja me Covid - 19, që e ka katandisur botën. Rastet e reja vinin thuaja nga të gjitha qytete të Kosovës. Në Ferizaj, ku përmes një personit që punonte në Bondsteel, dyshohet se ka qenë burim infeksioni për familjen dhe kolegët e tij. Pastaj në Prizren, përveç 4 personave edhe 19 raste të reja të " infektuar " u paraqiten me Coronavirusi. Prizreni më në fund me 23 të " infektuar " u fut në Karantinë. Këtë e bëri të ditur Kryetari komunal i Prizreni, Z. Mytaher Haskuka. Sipas raportit të sotëm të Institutit kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministri i shëndetësisë, Arben Viti, njoftoi: Edhe në komuna tjera ishin paraqitur raste të reja. Kështu në Kosovë, brenda ditës 79 persona u paraqitën raste të reja të diele 12 prill 2020 - të, dhe numri i të infektuarëve arriti në 362, ndërsa të shëruar 59, të vdekur 7 persona, kryesisht të moshës së vjetër.

Kjo ditë, mu duk shqetësuese që na ka kapluar, jo vetëm mua, por tërë mendjen e qytetarëve në Kosovë dhe në diasporë, duke " uluritur " po vjen " murtaja e 50 viteve më parë " , " po bie qielli ". Këtë panik e "ndihmojnë" edhe mediumet që nuk duhet të ndodh kaq fortë. Sepse këtë po e paguajnë qytetarët, më së tepërmi të "varfëritë " ngase nuk kanë të ardhura. Edhe përkundër kësaj, qytetarët e ngratë, po u shmangen këtij " çmimi " të lartë nga Coronavirusi.

Sipas të dhënave në Odën e Mjekësisë janë 714 mjekë të papunë me 100 specialist. A duhet të inkuadrohen këta në këtë situatë të pandemisë për t'i ndihmuar qytetarëve, mendja me thotë po. Po, kush më dëgjon mua ? Zëri im është i pafuqishëm që të shpërthej për t'ju ndihmuar qytetarëve, edhe ashtu të vuajtur nga papunësia dhe varfëria që për çdo ditë po i kanos në derën e shtëpisë familjare. Kur dal në qytet, për nevoja më elementare, në market, barnatore, rrugës në largësi deri në 3 metra, takoj njerëz. Ia vërej fytyrën e zbetë. Duken, se janë shumë të preokupuar, për t'u marrë.

Janë shumë të prekur për t'u marrë qoftë edhe me punët e tyre të përditshëm bujqësore. Sepse shkaktari i sëmundjes është i njëjtë, coronavirusi. Tani shumë spitale si në vende të botës, ashtu edhe në Kosovë, me shëndetësi janë solidarizuar me qytetarët që sa ma parë të eleminojnë këtë viran virusi, e pjellur në Wuhan të Kinës.

Spitalet në Kosovë, kanë nevojë për paisje. Sepse situata në këto ditë u ashpërsue, sidomos të dielën me 12 prill 2020, thuaja se nëpër të gjitha qytetet në Kosovë, që u karatinizuan. Mjeket e kanë të vështirë, për të marrë vendime të " ashpra " dhe të thonë si : " Kush do ta tejkalon testin pozitiv, dhe kush nuk e tejkalon testin nga coronavirusi. Ose kush mund të shpëtoj nga coronavirusi e kush do të vdes. Nuk mundesh, menjëherë të gjen virusin e vjetër me truqe të reja si është Covid - 19, coronavirusi. Por duhet, respektim nga këshillat e mjekëve dhe një kohë.

Nga këto shqetësime të ditës së diele, 12 prill 2020 - të, jam i lodhur duke qenë vazhdimisht i lodhur edhe nga politika ditore, me ekonomi të varfër. Shpresoj se së shpejti do t'ia dalim kësaj situate, fal mjekëve Shqiptar, në Kosovë e Shqipëri, që kanë përjetuar gjatë historisë së sëmundjeve si : Fruthi, variore vera, murtaja para këtyre, Ebola, Sarsi, besa jo më larg se 30 vjet më parë kur më se 7000 nxënës shqiptarë, të shkollave fillore e të mesme u helmuan nga pushtuesi serb, me një preparat kimik bujqësor "Etilon" do të dalim nga kjo situatë dhe do t'ia dalim ta mundim coronavirudin.

Sepse bota e mjekësisë është zhvilluar, dhe të gjithë popujt e dëshiron një jetë të qetë e të mirë. Natyrisht shpikjet e reja bëhen, sepse ne dëshirojmë diçka më të mirë. Por mos harrojmë se njeriu nuk jeton gjithmonë. Shkaku vjen prej diçkaje që njeriu edhe e përfundon jetën. Këtë vec ZOTI e din...???!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat