Rreth 50 personave në Prizren nesër iu bëhet testi për Covid-19

Prizreni

Rreth 50 personave në Prizren nesër iu bëhet testi për Covid-19

Më: 14 prill 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

23 persona deri më tani janë të prekur me koronavirus në Komunën e Prizrenit.

Si pasojë e kontakteve me këta persona nesër do të bëhet testimi i afro 50 personave nga kjo komunë.

Lajmin për io e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

“Numri i kontateve të personave me koronavirus mund të jetë deri në 40-50 që duhet të testohen për shkak të kontakteve mirëpo nuk do të thotë që ata janë të infektuar. Nesër pritet të bëhet testimi i tyre”, ka thënë ai.

Shehu bëri të ditur se personeli mjekësor është i pajisur me masa mbrojtëse kundër përhapjes së Covid—9 edhe për tre muajt e ardhshëm.

“Personeli mjekësor i ka të gjitha masat mbrojtëse dhe nuk kemi asnjë problem pasi javën e kalume keni nënshkruar një kontratë prej 110 mijë euro për të gjitha pasisjet për masat mborjtëse dhe nuk kemi problem për 3 muajt e ardhshëm”, tha ai.

Prizreni të dielën është shpallur zonë në karantinë, nga Ministria e Shëndetësisë, pas konfirmimit të 16 rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë, ndërsa 2 janë shëruar ndërkaq 1 ka humbur jetën si pasojë e virusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat