Haskuka lut prizrenasit: Respektoni masat sepse mund të kemi kolaps të sistemit shëndetësor

Prizreni

Haskuka lut prizrenasit: Respektoni masat sepse mund të kemi kolaps të sistemit shëndetësor

Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:27
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, u ka bërë lutje qytetarëve të kësaj komune që të respektojnë masat e reja të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit.

“Mos respektimi i masave për mbrojte nga COVID-19, mund të sjellë deri tek përhapja e shpejtë dhe eksponenciale e Coronavirusit, që do të rezultojë me ngarkim dhe tejmbushje të kapaciteteve mjekësore dhe kolaps të sistemit shëndetësor”, ka thënë ai përmes Facebook.

“Edhe sistemet shëndetësore në shtetet më të zhvilluara dhe me kapacitete shëndetësore shumë më të larta se Kosova, aktualisht i kanë kapacitetet e limituara. Të mos vijmë në situata ku stafit mjekësor do t’i duhet të marr vendime të rënda se kush të merr terapitë e kush jo, pra mos të vijnë mjekët tanë në situatë kur ata duhet të vendosin se kujt t’ia shpëtojnë jetën”.

Ai ka thënë se përhapja ose jo e virusit varet nga respektimi i masave të vëna.

“Nga të gjithë ne varet se si do të zhvillohet situata, në javët në vijim a do të kemi rritje eksponenciale, a po do të kemi ngadalësim dhe humbje të COVID-19, kjo varet nga çdonjëri prej nesh. Andaj ju lutem respektoni me seriozitet të gjitha masat e ndërmarra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat