Rrëfehet e infektuara me Covid-19 nga Prizreni: Tregon se nga u infektua

Prizreni

Rrëfehet e infektuara me Covid-19 nga Prizreni: Tregon se nga u infektua

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:29
E infektuara S.K

E infektuara S.K me Covid-19 në Prizren, tregon për gjendjen në të cilën ndodhet familja e saj, pasi kanë rezultuar pozitiv edhe 5 familjarë të saj. Sipas saj, gjendja shëndetësore e të infektuarve paraqitet stabile.

I infektuari i parë ka qenë bashkëshorti i saj, punëtor në KRU “ Hidroregjioni jugor”, ndërsa më pas kanë rezultuar pozitiv edhe anëtarët e tjerë të familjes përfshirë edhe një vogëlushe 6 vjeçare.

Ajo kërkon që institucionet shëndetësore të ndihmojnë këtë familje, pasi disa anëtarë vuajnë edhe nga sëmundje të ndryshme dhe iu nevojiten medikamente mjekësore, por edhe ndihma ushqimore, dhe njofton se gjatë ditës së djeshme iu janë dërguar dy pako ushqimore nga komuna e Prizrenit.

Zonja mohon pohimet siç thotë ajo, se bashkëshorti i saj është infektuar në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat