​Haskuka reagon pas vdekjes së pacientit nga Prizreni

Prizreni

​Haskuka reagon pas vdekjes së pacientit nga Prizreni

Më: 23 prill 2020 Në ora: 16:50
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar pas vdekjes së pacientit me Covid-19, i cili ishte nga kjo komunë.

Lajmin për vdekjen e personit të dytë të prekur me koronavirus në këtë komunë, ai e ka quajtur të hidhur derisa ka ngushëlluar familjen e viktimës.

“Sot e mora lajmin e hidhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për viktimën e radhës nga COVID-19. Ky është personi i dytë nga Prizreni që ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë të afërmve. Me shpresë që sa më shpejt dhe me sa më pak viktima ta kalojmë këtë pandemi”, ka shkruar kryetari i Prizrenit në Facebook.

Lajmi për vdekjen e pacientit të prekur me Covid-19, i cili ishte nga Prizreni, e ka bërë të ditur sot pasdite Klinika Infektive në Prishtinë.

Për të njëjtin, Klinika Infektive ka thënë se ishte hospitalizuar aty më 13.04.2020 dhe ishte në gjendje të rëndë që nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat