Deportohen 36 lëmoshëkërkues nga Prizreni për në Shqipëri

Prizreni

Deportohen 36 lëmoshëkërkues nga Prizreni për në Shqipëri

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar gjithsej 36 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Shqipëria të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.

Në këtë operacion policia e Prizrenit njofton se është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Shqipëri të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit shqiptarë.

Policia njofton se “do të veprojë edhe në ditët në vijim në mënyrë që lëmoshë kërkuesit të largohen nga rruga, e sidomos në këtë kohë kur po përballemi me rrezikun e virusit Covid19, por e kemi parasysh së në këtë muaj i cili korrespondon edhe me muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke parë solidaritetin e qytetarëve njëherit apelojmë që qytetarët të mos i joshin më dhënien e parave në rrugë këtyre kategorive pasi të njëjtit mund të jenë edhe viktima të trafikimit, por të njëjtit ndihmat apo solidaritetin ta adresojnë përmes mekanizmave përkatës e legjitim si të kuvendit komunal, kryqi i kuq, bashkësitë fetare apo organizatat humanitarë të legalizuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat