Shehu: 13 të shëruar nga Prizreni, mbesin edhe 47 raste aktive me COVID-19

Prizreni

Shehu: 13 të shëruar nga Prizreni, mbesin edhe 47 raste aktive me COVID-19

Më: 9 maj 2020 Në ora: 00:14
Visar Shehu

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu njofton se sot në këtë komunë rezultojnë 13 shëruar nga coronavirusi.

Shehu thotë se numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Prizrenit ka shkuar në 35.

“Në Komunën e Prizrenit kanë mbetur edhe 47 raste me coronavirus”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit thotë se edhe katër persona me COVID-19 nga kjo komunë janë për trajtim në Klinikën Infektive.

“Lajm i mirë është se një person nga komuna jonë që është në trajtim me hemodalizë e që është i prekur edhe me COVID-19 është lëshuar për trajtim në shtëpi”, deklaroi ndër të tjera Visar Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat