Spitali i Prizrenit gati për ta asistuar Infektivën - Bota Sot
Spitali i Prizrenit gati për ta asistuar Infektivën

Prizreni

Spitali i Prizrenit gati për ta asistuar Infektivën

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 20:40
Spitali i Prizrenit

Çarçaf, këllëf e jastëkë të larë.

Kështu me mbulesa të pastra, këta shtretër janë bërë gati në spitalin regjional të Prizrenit, për të trajtuar persona të prekur me COVID-19, nëse në Klinikën Infektive më nuk mbetet vend.

Për këtë funksion tash për tash këta i kanë gati 6 dhoma me nga 2 shtretër, ndërsa në dispozicion janë edhe 33 shtretër të tjerë nëse rastet rriten. Megjithatë ka diçka që ju mungon, andaj ia janë drejtuar ministrisë së shëndetësisë me një kërkesë.

Sipas drejtorit Avdijaj ky spital ka infermier e infektolog, të cilët janë trajnuar për tu marr me të hospitalizuarit nga COVID-19. Mirëpo po kërkojnë më shumë, maska dorëza e mantila.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat