Aksident i rëndë në Prizren, kjo është gjendja e çiklistit

Prizreni

Aksident i rëndë në Prizren, kjo është gjendja e çiklistit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 11:30 ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda në Prizren.

Sipas njoftimit, një çiklist për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia bën të ditur se të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas mjekut i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, sipas mjekut gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon tretmanin në shtëpi.

Është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat