Gjykata anulon vendimin për pezullimin e konkursit për mësimdhënës në Prizren

Prizreni

Gjykata anulon vendimin për pezullimin e konkursit për mësimdhënës në Prizren

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 12:30
Prizren

Gjykata Themelore në Prizren anuluon vendimin e 5 dhjetorit të vitit 2019, me të cilin ishte pezulluar konkursi për mësimdhënës i shpallur më 4 nëntor 2019, nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit.

Këtij konkursi i kishte paraprirë një tjetër, i shpallur në qershor të po atij viti, në bazë të të cilit ishin pranuar rreth 70 punëtorë të arsimit në Komunën e Prizrenit.

Mirëpo ky konkurs ishte anuluar, së pari nga kryetari i Komunës së Prizrenit, me një njoftim në Facebook, e pastaj me një vendim zyrtar nga Drejtoria e Arsimit në Prizren, me arsyetimin se ka pasur parregullsi në procesin e zgjedhjes së punëtorëve.

Pas kësaj, në nëntor 2019, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren kishte shpallur konkursin për mësimdhënës, pezullimin e të cilit e kishin kërkuar propozuesit Arta Bagaj-Thaci, Ardita Dilji, Afrim Berisha, Blerim Bobaj, Donjeta Jelliqi, Adelina Rizanaj, Afijete Krasniqi Marigona Islamaj, Suzana Hajdari, Milaim Sejrani, Nesibe Emini, Selvije Qerolli dhe Ganimete Babuna.

Lidhur me këtë, Gjykata Themelore në Prizren kishte caktuar masën e përkohshme të sigurimit për këtë konkurs, në bazë të propozimit të kandidatëve që janë përzgjedhur si më të suksesshëm në konkursin e ngjashëm të zhvilluar gjatë verës së viti 2019.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar si të bazuar propozimin e propozuesve Arta Begaj-Thaqi, Ardita Dilji, etj. të cilat i përfaqëson avokati Muhamet Shala, ku caktohet masa e përkohshme e sigurimit me të cilën i urdhërohet të paditurës Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, ashtu që pezullohet konkursi me nr.01-111-154376 i datës 04.11.2019, shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit deri në shterjen e mjeteve administrative apo deri në një vendim tjetër të gjykatës, thuhej në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Pas paraqitjes së kundërshtimit nga ana e kundërshtarit të sigurimit, gjykata ka caktuar dhe mbajtur shqyrtimet lidhur me masën e sigurimit.Pas tyre, kjo gjykatë ka vendosur që të anulojë vendimin e lartpërmendur, me arsyetimin se propozimi i propozuesve për caktimin e masës së sigurimit është i pa bazuar.

Fillimisht duhet theksuar se propozuesit në këtë gjykatë kanë parashtruar kërkesë për pezullimin e konkursit nr.01-111-154376 të dt.04.11.2019, ku sipas kësaj kërkese gjykata me aktvendimin C.nr.1898/19 të dt.05.12.2019 në par.I të dispozitivit të këtij aktvendimi ka pezulluar konkursin, kurse në par.II ka obliguar propozuesit që në afat prej 30 ditësh pas pranimit të këtij aktvendimi të parashtrojnë padi në të kundërtën do të konsiderohet se është tërhequr ky propozim.

Në këtë drejtim gjykata vërteton faktin se propozuesit brenda këti afati ligjor, (pasi që aktvendimi nga kundërshtari i sigurimit është pranuar më dt.23.12.2019, ndërsa padia është dorëzuar në gjykatë më dt.16.01.2020) kanë parashtuar padi në gjykatë për ti realizuar të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës konkretisht lidhjen e kontratave të punës dhe kjo padi evidentohet në këtë gjykatë si C.nr.87/20. 

Nga kjo gjendje faktike e vërtetuar si më lartë gjykata vërteton faktin se lidhur me këtë cështje, pra pezullimin e konkursit propozuesit kanë parashtuar padi me të cilën kërkojnë që ti njihen të drejtat nga marrëdhënia e punës duke i lidhur kontratat epunës”, thuhet në vendimin e gjykatësit Shaban Shala.

Tutje, sipas vendimit, konkursi i pezulluar përmban dhe 26 pozita të reja të punës, të cilat thuhet se nuk janë paraparë në konkurset paraprake.Me rastin e vendosjes, gjykata thotë se ka marrë për bazë edhe të dhënat se propozuesit janë duke i zhvilluar procedurat e brendshme administrative, me qëllim të realizimit të drejtave nga marrëdhënia e punës, konkretisht lidhjen e kontratave të punës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat