Këto dy ngjarje do të zhvillohen sot në Komunën e Prizrenit

Prizreni

Këto dy ngjarje do të zhvillohen sot në Komunën e Prizrenit

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Për sot janë paralajmëruar të zhvillohen dy ngjarje.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë në orën 10:00, nderime pranë shtatores së heroit Xhevat Berisha në Shatërvan në orën 11:00, pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Kushnin në orën 12:00 dhe nderime te lapidari i dëshmorëve në fshatin Lez në orën 12:30.

Haskuka po ashtu do të mbajë konferencë për media lidhur me gjendjen e arsimit në këtë komunën duke filluar nga ora 14:30 në objektin te Shtëpia e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat