Haskuka: Ka rënie të rasteve me Covid-19 në Prizren

Prizreni

Haskuka: Ka rënie të rasteve me Covid-19 në Prizren

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 09:14
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ka rënie të rasteve me coronavirus në këtë komunë.

Haskuka ka thënë në Kanal10 se, megjithatë kjo rënie e rasteve ndërlidhet me numrin e vogël të testeve.

“Sikur të bëheshin më shume teste, do të kishim shumë më shumë raste pozitive me Covid-19, jo vetëm në komunën e Prizrenit, por në gjithë Kosovën”, ka deklaruar i pari i Prizrenit.

Haskuka ka paralajmëruar fillimin e testeve serologjike në komunën e Prizrenit.

“Ne do t’i blejmë 5 mijë teste, por presim edhe nga Ministria e Shëndetësisë që të na furnizojë me disa të tjera”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat