Dje në Prizren u shqiptuan 196 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

Prizreni

Dje në Prizren u shqiptuan 196 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Për 24 orë në Prizren janë shqiptuar 196 fletëparaqitje dhe 77 vërejtje ndaj qytetarëve, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Njësitet policore në zbatim të planit operativ për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19, në zonën që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në 24 orët e fundit ka shqiptuar 196 fletëparaqitje dhe 77 vërejtje ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID”, ka thënë Osmanollaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat