Nxënësve me kushte të rënda ekonomike në Prizren, u shpërndahen pajisje shkollore dhe tableta

Prizreni

Nxënësve me kushte të rënda ekonomike në Prizren, u shpërndahen pajisje shkollore dhe tableta

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 18:05
Pamje nga takimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka pranuar një donacion me tableta dhe pajisje shkollore  nga  banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësueses nga ministria e Arsimit nga komuna, banka Raiffeisen.

Xhemile Thaçi Vezgishi, drejtoreshë në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë tha se kjo është një ndihmë e mirëseardhur.

Ajo ka thënë se ka kërkesa për pajisje edhe për nxënës të tjerë

“Shpresojmë që bashkëpunimi jonë do të vazhdojë tutje dhe të gëzojmë mbështetjen e këtyre organizatave. Ka kërkesa për pajisje të tilla dhe se si DKA janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë pajisje për të gjithë nxënësit”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat