Ambulanca e Prizrenit e vetmja që ofroi falas kontrolle të kancerit të gjirit

Prizreni

Ambulanca e Prizrenit e vetmja që ofroi falas kontrolle të kancerit të gjirit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve që po i zhvillon Komuna e Prizrenit për nder të muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren (QKMF), për dy ditë rresht ka ofruar kontrolle të përgjithshme mjekësore (check-up),  me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit tek femrat, shërbim ky i cili për herë të parë në Kosovë po jepet pa pagesë në një institucion publik.

Në këtë rast, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, gjatë ditës së sotme ka vizituar QKMF-në në Prizren, ku ka përcjellur nga afër mbarëvajtjen e procesit të kryerjes së testimeve .

Duke pohuar se në këto kontrolle janë përfshirë vizita specialistike, ultrazë i gjirit, mamografia dhe tumor markeret (analiza për tumore eventuale), nënkryetari Shehu, theksoi se të gjitha këto shërbime po kryhen me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet shëndetësore. 

Për kontrollet check-up për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, për dy ditë në "QKMF Prizren", janë paraqitur mbi 60 pacientë, ndërsa gjatë 2 viteve të fundit janë kryer 3.455 ekzaminime, prej të cilëve janë zbuluar 23 raste me kancer të gjirit. 

Kujtojmë se për nder të këtij muaji, Komuna e Prizrenit:

Ka mbështetur ecjen "Race for the Cure (garë për shërim)", e organizuar nga shoqata “Renesansa”.

Ka shtuar orarin e stafit të kabinetit të Diagnostikës (Ultrazë dhe Mamografi) në QKMF, të cilët kanë punuar edhe të shtunëve.

Ka organizuar  shpërndarjen e fletushkave me moton, “Zbulimi i Hershëm i Kancerit të Gjirit Shpëton Jetë”, në sheshin "Shatërvan".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat