Haskuka: Komandant Drini, simbol i luftës së UÇK-së i vrarë nga dora gjakatare

Prizreni

Haskuka: Komandant Drini, simbol i luftës së UÇK-së i vrarë nga dora gjakatare

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:31
Haskuka

"Dora xhakatare e tinëzare e ndau nga jeta komandant Drinin më 8 maj të vitit 2000, por ai është dhe do të mbetet gjallë në mendjen dhe zemrat tona si simbol i luftës së UÇK-së, si ushtar i së mirës dhe të së drejtës, dhe si ushtar i cili së bashku me forcat e NATO-s çliroi Prizrenin e mori pjesë edhe në organizime për rimëkëmbjen e Kosovës", tha kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka. 

SIpas tij, sot të gjithë, si qytetarët e Prizrenit, por edhe të Kosovës, janë të lumtur por edhe të emocionuar, sepse 20 vite pas vrasjes së tij mizore, kemi arritur që t’ia japim mirënjohjen e munguar, por të merituar me shpirt e me gjak, për Ekrem Rexhën -Komandant Drini.

Edhe pse ndoshta kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të përkujtuar jeteen dhe vepren madheeshtore te tij, jam shumë i lumtur që sot, si kryetar i Komunës, së bashku me familjarët e tij, në qendër të qytetit,  përballë Shtëpisë së Bardhë, arritëm që ta përurojmë memorialin e tij, i cili besoj fuqishëm se do të jetë frymëzim për gjeneratat e reja, për atdhedashurinë, disiplinën dhe për përkushtimin e tij për të mirën e publikut.

Kryetari i Prizrenit  i bëri lavdi jetës dhe veprës së tij! Lavdi gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit!.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat