Fermerët përiftojnë 40 motokultivatorë nga Komuna e Prizrenit

Prizreni

Fermerët përiftojnë 40 motokultivatorë nga Komuna e Prizrenit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:47
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësore, përkatësisht të 40 motokultivatorëve për fermerët përfitues. 

Përveç multikultivatorëve, për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, Komuna e Prizrenit do të bëjë shpërndarjen e 40 frezave, 40 kosave dhe 30 spërkatëseve, mjete këto të cilët do t’i ndihmojnë fermerët në rritjen e prodhimtarisë së tyre.  

Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj radhe kanë pranuar një numër të madh të aplikuesve, gjë që tregon se besimi i fermerëve në institucionet komunale është rikthyer.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat