Policisë në Prizren i bashkohen edhe 23 policë të rinj

Prizreni

Policisë në Prizren i bashkohen edhe 23 policë të rinj

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 13:34
Policisë në Prizren i bashkohen edhe 23 policë të rinj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren sot ka pranuar 23 zyrtarë të rinj policorë nga gjenerata e 55-të e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë, Drejtori Rajonal i Policisë, Faton Alija iu uroj mirëseardhje dhe njëkohësisht ka kryer një inspektim zyrtarëve policorë, duke ju sqaruar detyrat dhe përgjegjësit që tani e tutje ata do t’i kenë.

“Në fjalimin e tij duke ju drejtuar policëve të sapoardhur, u kërkoj që përveç përgjegjësisë dhe obligimeve ligjore ata të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim duke promovuar vlerat dhe misionin e policisë si një detyrë dhe përgjegjësi”, thuhet në njoftimin për medie.

Pra, nga sot qytetarët e rajonit të Prizrenit do të shërbehen nga policë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve do të punojë në stacionin policor në Prizren, ndërsa të tjerët në Suharekë dhe Dragash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat