Në Prizren prezantohet programi i raportimit digjital “Lajmëro policinë”

Prizreni

Në Prizren prezantohet programi i raportimit digjital “Lajmëro policinë”

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:08
Foto Ilustrim

Policia rajonale në Prizren ka prezantuar projektin e programit të raportimit digjital “Lajmëro policinë”.

Projekti digjital “Lajmëro policinë” është projekt i përbashkët i financuar nga OSBE-ja, dhe ky projekt ka për qëllim informimin e policisë përmes aparateve digjitale siç janë telefonat dhe mjetet elektronike për një reagim të shpejtë të policisë në rastet e raportuara dhe për më shumë siguri për shoqërinë në përgjithësi.

Në lidhje me këtë prezantim të këtij projekti para qytetarëve dhe mediave në qendër të Prizrenit, policia ne kuadër të këtij projekti synon rritjen e bashkëpunimit me qytetarë, duke krijuar partneritet të sinqertë, njëkohësisht duke qenë transparent për të gjitha ngjarjet në rajonin e Prizrenit.

“Qytetarët në përgjithësi, ketë aplikacion digjital mund ta shkarkojnë nga të gjithë telefonat dhe aplikacioni “Lajmëro policinë”, në faqen kryesore ka të dhëna dhe udhëzime duke përfshirë numrat emergjent. Komunikimi mund të bëhet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze dhe janë të përcaktuara kushtet e përdorimit”, bën të ditur policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat