Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren – rrezik për qytetarët

Prizreni

Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren – rrezik për qytetarët

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 19:00

Rruga Vërmicë-Prizren këto ditë po përdoret vetëm në njërin krahë të rrugës për shkak të rrezikut që paraqet për qytetarët ana e kundërt.

Kjo rrugë ka pësuar plasaritje dhe shembje të asfaltit dhe anësoreve.

Ndonëse janë informuar organet kompetente për gjendjen e kësaj rrugë, deri më tani nuk janë përgjigjur asgjë.

Rruga në njërën anë ka filluar të shembet dhe asfalti është dëmtuar në masë të madhe.

Kjo paraqet një rrezik të madh për qytetarët pasi dy anët janë duke e përdorur një shirit të rrugës.

Image
Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat