Gashi: Prizreni duket sikur ka mbetur pa kryetar

Prizreni

Gashi: Prizreni duket sikur ka mbetur pa kryetar

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:36
Kujtim Gashi

Kujtim Gashi, deputet i Partisë Demokratike, e ka quajtur zhgënjyese situatën në Prizren dhe ka thënë se duket sikur kjo komunë ka mbetur pa kryetar.

“Kemi të bëjmë me skandale të mëdha duke përfshirë dhënien e shumë projekteve jo vetëm me njerëz të afërt me pushtetin por edhe me kryetarin e komunës”, tha ai.

Gashi, ka thënë se ka “papërgjegjësi totale në qeverisje”.

“Sot, krijohet përshtypja se Prizreni nuk ka kryetar komune. Gjithçka është degraduar në masë të madhe. Askush nuk jep përgjegjësi për asgjë. Ka mbyllje totale. Nuk dihet as kur mbahet një mbledhje. Për 3 vjet radhazi kemi më shumë se nga 5 milionë euro që shkojnë në suficit për shkak të keqmenaxhimit. Janë 15 milionë euro që për 3 vjet i ka humbur kryetari i komunës nga taksat e qytetarëve”, tha Gashi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat