Spitali i Prizrenit mbushet me pacientë Covid-19

Prizreni

Spitali i Prizrenit mbushet me pacientë Covid-19

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

124 pacientë të konfirmuar e me dyshime për koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. 78 nga ta janë të konfirmuar me Covid-19, ndërkohë 48 të tjerë janë në pritje të rezultateve. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj, ka dhënë detaje për Express rreth numrit të pacientëve që po trajtohen atje.

Sipas Avdajt, nga 124 pacientët e pranuar 13 janë në mjekimin intensiv të këtij spitali, MIQ, ndërkohë 12 të tjerë janë në CPAP maskë.

Gjatë 24-orëvve të fundit, Avdaj thotë se në spitalin që ai drejton janë kryer 110 vizita për koronavirus.

 E spitali rajonal i Prizrenit është ndarë në tri ndërtesa për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Në ndërtesën e parë janë duke u trajtuar pacientët e konfirmuar me koronavirus. Në të dytën ata që janë në pritje të rezultateve si dhe në ndërtesën e tretë po trajtohen pacientët që nuk kanë Covid por sëmundje të tjera e që kanë nevojë për mjekim.

Në të gjithë spitalin e Prizrenit janë 536 shtretër. Nga ky numër 463 shtretër e kanë të instaluar oksigjenimin qendror.

E ky spital asnjëherë deri më tani nuk e ka pasur numrin më të lartë të pacientëve të shtirë për Covid-19. Kjo u bë e ditur nga vet Avdaj.

Ai tha se numrin më të lartë të pacientëve e kishin pasur më 13 gusht, ku të shtrirë kishin qenë 104 pacientë. Ndërkohë, ky rekord u thye pak ditë më parë ky numri i pacientëve të dyshuar apo të konfirmuar me Covid-19 në këtë spital kishte shkuar në 124 pacientë.

E në raportin 24 orësh të IKSHPK-së raportohet edhe për 19 persona të infektuar me Covird 19.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat