Rritet numri i të vdekurave në Prizren nga Covid19

Prizreni

Rritet numri i të vdekurave në Prizren nga Covid19

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:47
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar raportin ditor për situatën e vendit me pandeminë. 

Sipas të dhënave, për 24 orë u kryen 1599 raste nga të cilat dolën pozitivë rreth 720 persona – një përqindje mjaft shqetësuese kjo për Kosovën.

Në ditën e djeshme u regjistruan plot 11 raste të vdekjeve nga Sars CoV-2, prej të cilëve më i vjetri është një 84 vjeçar nga Mitrovica ndërsa më i riu është një 31 vjeçar nga Mamusha.

Poshtë moshës 65 vjeçare janë edhe një 63 vjeçar nga Klina dhe një 51 vjeçar nga Istogu.

Bindshëm sa i përket të vdekurve prin Prizreni me 4 sosh.

Mosha mesatare e të vdekurve të djeshëm nga koronavirusi është 68,4.

Këto janë rastet e të vdekurve: 

Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (31 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat