Nënkryetari i Prizrenit: Rezultatet për COVID-19 po na vijnë pasi po i varrosim të ndjerët

Prizreni

Nënkryetari i Prizrenit: Rezultatet për COVID-19 po na vijnë pasi po i varrosim të ndjerët

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 00:10
Visar Shehu

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu thotë se në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë rreth 1400 raste me coronavirus.

“Fatkeqësisht 85 prej tyre përfshirë rastet e ditës së sotme kanë ndërruar jetë, ndërsa 466 të tjerë janë ende raste aktive me coronavirus”, tha nënkryetari i Prizrenit.

Shehu thotë se në Spitalin rajonal të Prizrenit janë të hospitalizuar 124 persona ku 76 prej tyre janë të konfirmuar ndërsa të tjerët presin konfirmimin.

Shehu shpreh shqetësimin se në shumicën e rasteve rezultatet e coronavirusit po vonohen shumë.

“Rastet e sotme janë të 14 nëntorit. Për fat të keq në shumicën e rasteve personat e ndjerë që tashmë janë varrosur po pranojnë më pas rezultatin”.

Shehu thonë se kanë bërë ankesa në këtë drejtim pasi sipas tij kjo mund të ketë pasoja.

“Mesatarisht katër deri në pesë ditë po na vonohen rezultatet”, deklaroi ndër të tjera Visar Shehu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat