Përleshje mes të rinjve në Prizren, theret me thikë një 18-vjeçar

Prizreni

Përleshje mes të rinjve në Prizren, theret me thikë një 18-vjeçar

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:21
Prizren

Sonte në Prizren ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve, derisa një person është therur me thikë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka shtuar se viktima është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit dhe i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën “Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marra lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat